Një ditë pas vrasjes së Gramoz Nakos në lagjen 7 në Korçë, policia gjeti të vetëvrarë kunatin e tij Sefedin Zenellari. Këtë të martë 71-vjeçari do të shoqërohej për ngjarjen pasi ishte i dyshuari kryesor si autor i krimit. Policia do të presë ekspertizën për të mësuar nëse vetëvrasja e Zenellarit është kryer me të njëjtën armë që ai vrau kunatin e tij.

Hetimet janë përqëndruar në pistën e grabitjes. 57-vjeçari Gramoz Nako kishte pak kohë që kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara ku jetonte bashkë me familjen.

Të hënën Zenallari i kishte shkuar në shtëpi kunatit dhe pas një sherri e kishte qëlluar 3 herë me pistoletë. Në kanatjeren e viktimës u gjetën shenja të grisurash çka tregon se më herët ka patur një përleshje mes tyre.

Nisur nga deklarimet e familjareve të Nakos, mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesën e Nakos, mungonte shuma prej 13 mijë Euro, që dyshohet se është grabitur nga 71-vjeçari. Autori i dyshuar i vrasjes, Sefedin Zenellari, ishte baba i dy fëmijëve, por prej kohësh jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Tv Klan