27 piktura murale prehistorike janë zbuluar paraditen e të premtes në një shpellë në zonën e Prespës së Madhe. Zbulimet arkeologjike mendohet se i përkasin periudhës së neolitit të hershëm.
Ekspedita e përbashkët shqiptaro-greke ka zbuluar pikturat në një nga shpellat që ndodhen në ishullin e Malingradit e njohur ndryshe si shpella e Maricës. Sipas ekspertëve pikturat në të cilat mbizotërojnë figura njerëzish dhe kafshësh janë vizatuar nga banorët që popullonin këtë zonë në mijëvjeçarin e VII para erës sonë.
Petrika Lera: “Kjo është një shpelle strehe, ku ne arritëm të konstatojmë rreth 27 figura të realizuara me bojë të kuqe. Kryesisht mbizotërojnë figura njerëzore, tepër skematike të tipit kryqi formë. Ka figura të cilat prezantojnë kafshë të ndryshme, si të thuash këto piktura janë 1 dëshmi e aktiviteteve të veprimtarisë njerëzore të banorëve neolitikë të Prespës.”
Me mjaft interes nga arkeologët konsiderohet studimi i materialeve prej qeramike të cilat i përkasin periudhës së neolitit, si dhe mbetjet kockore dhe monedhat që u gjetën në një varrezë romake zbuluar një vit më parë nga kjo ekspeditë./tvklan.al












Botërori 2026 