Tashmë ka një datë dhe orar, për “El Clasico”-n e parë të sezonit. Ndeshja Real Madrid-Barcelona, do të luhet të shtunën e 26 tetorit, në orën 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Kjo u konfirmua zyrtarisht nga faqja e La Liga-s në rrjetet sociale, ku u zbuluan detajet për takimin e shumëpritur.

Do të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, aty ku spektakli është i garantuar. Barcelona po kalon një formë shumë të mirë në kampionat me trajnerin Hansi Flick, por përballë janë rivalët e përjetshëm, me Real Madrid, që gjithashtu futet në fushë vetëm për fitore.

Kjo do të jetë “El Clasico” e parë për trajnerin e katalanasve, Hansi Flick, por edhe për sulmuesin e madrilenëve, Kylian Mbappe. /tvklan.al