Ky filmim tregon momentet e shpërthimeve dhe flakëve mbrëmjen e të dielës në një bazë detare në Bengazi të Libisë.
Flakët shpërthyen në një anije ruse të transportit të pajisjeve ushtarake, njëra nga tre të sulmuarat më 22 nëntor në brigjet e qytetit të madh libian.
Presidenti Volodymyr Zelensky pranoi zyrtarisht përmes një videokonference me asamblenë parlamentare të NATO-s, zhvilluar në Berlin se operacioni u krye nga Ukraina.
Sulmet u kryen me 7 dronë detarë, por mbetet e paqartë se nga ku u nisën dronët.
Autoritetet vendase dyshojnë se mjetet lundruese u lëshuan nga perëndimi i Libisë.
Kjo është hera e parë që Kievi merr zyrtarisht përsipër një sulm ushtarak në Libi, por nuk është rasti i parë që Ukraina godet objektiva ruse larg frontit të luftës.
Më herët, forcat ukrainase kanë sulmuar cisterna ruse në Mesdhe, mercenarë në Afrikë dhe së fundmi një anije mallrash në Detin Baltik.
/tvklan.al












Botërori 2026 
