Zërat për përçarje dhe debate të brendshme në Partia Socialiste e Shqipërisë kanë rikthyer vëmendjen tek dinamika e brendshme e kësaj force politike.
Në një intervistë për “Përballë Lajmit” në Klan News, nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu komentoi deklaratat e bëra nga ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali.
Spahiu theksoi se PS funksionon si një “familje e madhe”, ku diskutimet duhet të zhvillohen brenda strukturave dhe jo publikisht, duke nënvizuar rëndësinë e vlerësimit të kontributit të çdo anëtari. Ajo la të kuptohet se një qasje ndryshe nga ana e kritikëve do të kishte sjellë përfitime më të mëdha për të gjithë socialistët.
Gazetari Besard Jacaj: Deklarata e ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali tha se “PS është shndërruar në një strukturë fosile me emërime okulte”.
Klodiana Spahiu: Ne jemi një familje e madh dhe si çdo shtëpi, njëherë gjërat diskutohen brenda shtëpisë. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Çdo vit unë sugjeroj që të vlerësoj kontributin e çdo socialisti, duke filluar nga socialisti më i thjeshtë në bazë, deri tek socialistët të cilët kanë pasur pozicionet më të larta në qeveri dhe në parlament. Mundohem të ndaj atë që njeriu ka arritur me reagimet e tjera të cilat uroj që do të ishte shumë më mirë, që të ishin ndarë me familjen socialiste, duke filluar nga ajo ku ka qenë pjesë zonja Spiropali. Nëse qasja do të ishte ndryshe edhe përfitimi do të ishte më i madh për të gjithë socialistët shqiptarë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
