Drejtoresha e web-it të Tv Klan, Gerta Zaimi, e ftuar në emisionin Opinion, diskutoi në lidhje me kritikat e Elisa Spiropalit në drejtim të qeverisjes socialiste.

Zaimi u shpreh se Spiropali nuk ka mbështetjen e duhur brenda Partisë Socialiste, që të mund të jetë një “kërcënim” për lidershipin e partisë. Ajo shtoi se Spiropali nuk e ndërton dot një fraksion politik brenda PS-së.

Gerta Zaimi: Në lëvizjen e kësaj natyre, unë shoh më tepër kapriçon, hidhërimin, për atë që i ndodhi. Kjo mund të shërbejë për një diskutim brenda PS-së. Në Shqipëri, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, që janë partitë më të mëdha që kemi, janë të centralizuara, tek një individ, që është lideri. Tek Partia Socialiste në këtë moment shoh probleme të ndryshme që ajo ka nënvizuar.

Nuk shoh dikë, që mund të ketë kapacitetet, por nuk ka karizmën për lidership. Është lëvizje që bëhet në raste fraksionesh. Për mendimin tim, Spiropali nuk e ndërton dot një fraksion politik.

/tvklan.al