E mbani mend këngëtaren e dashur për publikun, Luar, e cila u bë e njohur me hitin legjendar “Gjithmonë”, një nga këngët më të dëgjuara dhe më të suksesshme të disa viteve më parë?

Kantautorja Luar Arani ishte e ftuar këtë të mërkurë, më 1 korrik, në emisionin “Kampionët e Botës”, ku ndau me publikun disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo tregoi se së fundmi është martuar dhe është bërë nënë e një bebi vetëm pesë muajsh.

“Do t’i rikthehem muzikës kur të më qajë më pak bebi”, u shpreh ajo me humor, duke lënë të kuptohet se aktualisht po i kushtohet plotësisht jetës së re si nënë.

Edhe pse në këtë fazë të rëndësishme të jetës, Luar është shfaqur në formë shumë të mirë fizike dhe me energji pozitive për të bërë komentet e saj lidhur me kampionatin që po mban të mbërthyer sportdashësit në të gjithë botën.

U bë e ditur gjithashtu se Luar merret me evente sportive prej 5 vitesh në Gjermani, ku ka dorëzuar edhe medalje, duke u kthyer kështu në një dashamirëse të futbollit. Gjatë kësaj periudhe ajo ka pasur mundësinë të takojë edhe disa yje të njohur botërorë të futbollit, duke veçuar një figurë që i ka lënë shumë përshtypje Alex Ferguson.

“Edhe pse nuk ka qenë personi që ka marrë çmimin, por ka ardhur për të dhënë një çmim ka qenë Alex Ferguson, i cili edhe pse shikohet si i fortë dhe i rreptë, unë e kam pasur idhull. Dhe të gjithë javën që kam qenë me të, mund të ketë qenë vërtet figura e një gjyshi, për nipërit, mbesat, për kuajt e tij, për çdo gjë tjetër përveç futbollit. Patjetër që mor vesh dhe shumë inside-s nga ana e tij, por ai më ka lënë shumë shumë mbresa. Një figurë madhështore siç e kam parë në televizion, por edhe shumë e thjeshtë më pas.”

Ajo pohoi se gjatë eksperiencës së saj në Gjermani, çdo vit është zhvilluar një ceremoni ku janë vlerësuar disa nga figurat më të rëndësishme të futbollit botëror.

“Miroslav Klose, Khedira, Schëeinsteiger, Neuer. Është një punë shumë shumë e bukur mund të them, por po me futbollin gjerman jam shumë shumë e njohur.”

Ajo shtoi gjithashtu se ka qenë një tifoze e zjarrtë e Gjermanisë në këtë kampionat, edhe pse skuadra nuk arriti të shkonte shumë larg.

“Më ngeli që fëmijë pikë e dobët Gjermania që në 2002 dhe unë vazhdova me një ekip, i cili nuk pati më atë shkëlqimin e madh.”

/tvklan.al