Të dielën u mbajtën zgjedhjet të këshillave kombëtarë të pakicave në Serbi. Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar shqiptar garuan 107 deputetë në katër lista.
Deputeti i zgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se bazuar në rezultatet preeliminare, lista e partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën, udhëhequr nga Enkel Rexhepi ka marrë 4769 vota dhe ka siguruar 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Deputeti i zgjedhur shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se do të nisin menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione,” ka thënë Kamberi.
Këshilli Kombëtar Shqiptar, organi përfaqësues i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, është themeluar më 3 korrik 2010 në kuadër të legjislacionit serb për pakicat kombëtare.
Selia e tij ndodhet në Preshevë, me prani institucionale edhe në Bujanoc, Medvegjë dhe në Sanxhak. Këshilli përbëhet nga 29 anëtarë dhe fokusi i tij është arsimi në gjuhën shqipe, ruajtja e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, informimi në gjuhën amtare dhe përdorimi zyrtar i gjuhës dhe shkrimit shqip.
Në të gjithë Serbinë, qytetarët që u përkasin pakicave votuan për përbërjen e re të këshillave të tyre kombëtarë, për anëtarët e këshillave të 21 pakicave kombëtare, shqiptare, boshnjake, hungareze, rome, bullgare, kroate, malazeze dhe të tjera.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
