Portugezët do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën në zgjedhjet e treta kombëtare brenda tre vjetësh, pas rënies së qeverisë së qendrës së djathtë të Luis Montenegros.
Qeveria humbi një votëbesim në Parlament duke shkaktuar paqëndrueshmëri politike. Luis Montenegro ashtu edhe udhëheqësi i Partisë Socialiste Pedro Nuno Santos mbajtën tubimet e fundit. Santos gjatë fushatës i inkurajoi njerëzit të mobilizohen dhe të votojnë për të ndryshuar qeverinë e kryeministrit Luis Montenegro.
Sondazhi i kryer nga Universiteti Katolik i Lisbonës, parashikon që Aleanca Demokratike (AD) e qendrës së djathtë në pushtet mund të marrë më shumë vota, por jo shumicën parlamentare. Ky do të ishte një rezultat i ngjashëm me votimin e mëparshëm në mars 2024, megjithëse me një rritje të lehtë për Aleancën Demokratike.
Pakënaqësia e votuesve në qendrat e votimit mund të sjellë përfitime për partinë populiste të ekstremit të djathtë Chega (Mjaft).
Ndërkohë Presidenti portugez u ka kërkuar votuesve të marrin pjesë aktive në zgjedhjet, duke thënë se kontinenti përballet me sfida të forta për sigurinë dhe ekonominë e tij.
Klan News