Kanë mbetur edhe dy ditë afat për zyrtarizimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pasdite do të mblidhet kryesia e LDK-së për të vendosur lidhur me formën e bashkëpunimit të kësaj partie me Vjosa Osmanin. Ndërkohë Osmani është pyetur nëse në këto zgjedhje do të kandidojë si presidente apo deputete. Mohoi se ka kërkuar 4 vende në top 10-shen e LDK-së.
E PDK-ja ia ka shuar shpresat Fatmir Limajt për ndonjë bashkëpunim në këto zgjedhje. Partia Socialdemokrate (PSD) ka nisur një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet nga qytetarët, për pjesëmarrjen e këtij subjekti në zgjedhjet e parakohshme.
Zgjedhjet e 7 qershorit do të mbahen si pasojë e mosarritjes së një pajtueshmërie për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në afatet kushtetuese.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 