Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në televizionin publik RTS se zgjedhjet parlamentare në këtë vend do të mbahen më 18 ose 25 tetor dhe se data e saktë do të dihet në ditët në vijim.

“Sa i përket listës së cilës do t’i përkas, ne do të luftojmë vetëm me një fjali – do të luftojmë për të fituar shumicën e votave. Ne e dimë se nuk do të kemi shumicë nëse nuk kemi 126 mandate dhe mendoj se gjërat janë mjaft të qarta këtu. Varet nga njerëzit të bëjnë një zgjedhje”.

Vuçiç konfirmoi gjithashtu se do të jepte dorëheqjen nga presidenca dhe se potencialisht mund të jetë kandidat për kryeministër nga lista e partisë tani në pushtet, “Serbia e Bashkuar”.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes për Decentralizim të Serbisë, Dr. Dragan Miliç, tha se Partia Progresive Serbe (SNS) po “përgatit vjedhje zgjedhore të paprecedentë” me një listë votuesish fiktive, në të cilën ka një numër të madh qytetarësh që nuk kanë lindur dhe nuk kanë vendbanim të përhershëm në Serbi.

Klan News

/tvklan.al