Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se Shqipëria rezulton e fundit në raportin e fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit dhe Komisionit Evropian për cilësinë e ujërave larës.
“Raporti i fundit i bërë nga Agjencia Evropiane e Mjedisit dhe Komisionit Evropian, për cilësinë e ujërave larës, e kanë nxjerrë Shqipërinë në fund të këtij raporti. Është një alarm për cilësinë e ujërave”, u shpreh ajo.
Bashkitë më problematike, sipas deputetes Zhupa, janë Bashkia e Sarandës, e Vlorës, e Durrësit dhe e Pogradecit.
“Bashkitë më problematike sipas raportit është pikërisht Bashkia e Sarandës, Bashkia e Vlorës, Bashkia e Durrësit dhe Bashkia e Pogradecit. Siç duket nuk e kanë prioritet që të kujdesen për mjedisin, por kanë vetëm prioritet vetëm të ndërtojnë në zonat pranë liqeneve, deteve dhe lumenjve dhe të mos kujdesen se ku do të hidhen këto inerte, ku shkojnë ujërat e zeza, apo t’i pastrojnë këto burime ujore”, tha ajo.
Sipas Zhupës, turizmin cilësor nuk po e dëmtojnë protestat, por investimet e munguara të qeverisë dhe pushtetit lokal.
/tvklan.al












Botërori 2026 