Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme, 26 korrik, në kodrat e Peshtanit, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Fierit ndërhynë menjëherë në terren, duke izoluar vatrën dhe duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Ndërhyrja në kohë shmangu përhapjen e flakëve në zona të tjera, ndërsa situata tashmë paraqitet nën kontroll.

/tvklan.al