Zjarret e mëdha në Nevada të Shteteve të Bashkuara kanë djegur mijëra hektarë tokë dhe kanë detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve.
Rreth 42,000 persona u urdhëruan të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre në zonën e Renos, ndërsa 45,000 të tjerë janë udhëzuar të përgatiten për t’u larguar.
Zyrtarët thanë se zjarri, i cili u raportua të shtunën në mëngjes, deri më tani ka plagosur gjashtë persona, 3 prej tyre punonjës të emergjencës që po luftonin flakët.
Zjarrfikësit po punojnë në kushte të vështira, me temperatura të larta dhe erëra të forta që kanë përhapur më tej flakët.
Sipas zyrtarëve lokalë, janë djegur më shumë se pesë mijë hektarë tokë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarri është shkaktuar nga njerëzit, por nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm.
Reno, në Nevadën perëndimore, ndodhet afër kufirit shtetëror me Kaliforninë dhe ka një popullsi prej rreth 280,000 banorësh.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 