Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Zjarrfikës

Përballja me flakët, 6 vatra aktive në vend

11 vatra zjarri u raportuan vetëm këtë të diel, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje. Flakët aktive janë në malin e Dajtit në Tiranë; në Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë të qarkut të Dibrës, si dhe Rrilë të Lezhës. Në të gjitha rastet raportohet se nuk ka rrezik për zonat...

Gusht 30, 2026

Zjarret përfshijnë Nevadën

Zjarret e mëdha në Nevada të Shteteve të Bashkuara kanë djegur mijëra hektarë tokë dhe kanë detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve. Rreth 42,000 persona u urdhëruan të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre në zonën e Renos, ndërsa 45,000 të tjerë janë udhëzuar të përgatiten për t’u larguar. Zyrtarët thanë se zjarri, i cili...

Gusht 24, 2026

Zjarret përfshijnë rajonin e Ballkanit 

Ballkani po përballet me një situatë të rëndë për shkak të zjarreve masive, ndërsa Serbia është aktualisht një nga pikat më problematike të rajonit. Në vend vijon beteja me flakët në një rezervat natyror, rreth 80 kilometra nga Beogradi, ku zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha pyjore dhe vijon të kërcënojë zonat përreth. Për të...

Gusht 23, 2026

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet edhe zona pranë Athinës

2 gusht 2026 – Greqia po përballet me disa vatra të mëdha zjarresh, të cilat kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe tokash bujqësore, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi se vendin e presin “ditë jashtëzakonisht të vështira”. Mitsotakis tha se zjarret po përhapen për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe erërave që kanë arritur...

Gusht 2, 2026

Situatë kritike nga zjarret në Francë dhe Spanjë

Më shumë se 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe në Spanjë, për shkak të zjarreve që kanë djegur mijëra hektarë tokë. Thuajse 200 mijë njerëz janë evakuuar në Francën jugperëndimore, në rajonet Gironde dhe Landes. Katër qytete pranë Bordeaux u evakuuan si masë paraprake. Zjarri në Gironde ka djegur më shumë se 19,000...

Korrik 25, 2026

11 viktima dhe 19 të zhdukur në Spanjë

Një zjarr i fuqishëm pyjor në jug të Spanjës ka shkaktuar 11 viktima dhe 19 të zhdukur, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për vënien nën kontroll të flakëve. Sipas autoriteteve spanjolle, zjarri shpërtheu në zonën pyjore pranë qytetit Los Gallardos, në provincën Almeria të rajonit të Andaluzisë, dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave...

Korrik 10, 2026

Zjarre masive në jug të Europës

Një valë zjarresh masive kanë përfshirë jugun e Europës, ndërsa temperaturat ekstreme dhe erërat e forta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë betejën me flakët. Spanja, Portugalia, Franca dhe Greqia po përballen me një nga situatat më kritike të kësaj vere. Rreth 20 mijë hektarë sipërfaqe janë shkrumbuar nga zjarret që vazhdojnë të...

Korrik 6, 2026

Paketë mbështetëse për luftën kundër zjarreve

Qeveria ka gati një paketë mbështetëse për personat që do të angazhohen në shuarjen e zjarreve gjatë sezonit të verës.Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha se në disa bashki janë regjistruar rastet e para të zjarreve, ndërsa strukturat përgjegjëse janë në terren. “Viti 2026 ka një përgatitje më të mirë logjistike në...

Korrik 6, 2026

Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret

Pas vapës përvëluese me temperatura që prekën rekorde historike, radha është e zjarreve masive nëpër pyje. Ditët e fundit janë shkrumbuar mbi 130 mijë hektarë pyje në këtë zonë të kontinentit. Situata më e vështirë është në jug të Francës, veçanërisht në rajonin e Odës, ku flakët po përhapen me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare, duke...

Korrik 4, 2026

Bonus vere për pensionistët, marrin nga 5 mijë lekë

Mbi 777 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë një bonus vere prej 5 mijë lekësh, që do të nisë të shpërndahet nga 1 korriku. Vendimi u miratua nga qeveria në kuadër të rishikimit të buxhetit të vitit 2026. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se përfitues do të jenë pensionistët...

Qershor 30, 2026