Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Zona e ish-Bllokut do të kthehet në një zonë vetëm për këmbësorët. Duke filluar nga data 15 Maj, zona e zhurmshme e Bllokut nga ora 18:00 deri në orën 23:00, do t’ju përkasë vetëm kalimtarëve. Me një vendim të bashkisë së Tiranës, që prej datës 15, në këtë hark kohor, nuk do të lejohet as kalimi i makinave as parkimi i tyre në Bllok.
Konkretisht nuk do të lejohet lëvizja e makinave në rrugët “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, “Vaso Pasha”, “Brigada e 8”, “Pjetër Bogdani”, “Ismail Qemali” dhe “Nikolla Tupe”. Burime nga drejtoria e policisë rrugore pohojnë se për të gjithë ata që do të lëvizin në këtë rrugë nga ora 6 e pasdites deri në orën 11 të darkës, do të vendosen gjoba që variojnë nga 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë. Madje mund të merret dhe masa e parkimit të patentës për 6 muaj.
Zona e ish-Bllokut është një nga zonat me trafik më të rënduar sidomos në orët e pasdites./tvklan.al
Gazetare – Elja Zotka
/tvklan.al












Botërori 2026 