Alexander Zverev ngjitet në majën e US Open.
Gjermani i renditur i pari në këtë turne, siguroi titullin 6 vite pas dështimit të vitit 2020, teksa triumfoi 3-1 me sete ndaj amerikanit, Ben Shelton.
Këtë herë historia ishte ndryshe.
Pas triumfit të rëndësishëm në Roland Garros në qershor, Zverev u shfaq me qetësinë dhe mentalitetin e një kampioni, duke përballuar edhe në momentet e vështira përballë një Shelton të mbështetur fuqishëm nga publiku vendas.
Amerikani, i renditur i teti, synonte t’i jepte fund pritjes 23-vjeçare për një titull Grand Slam të meshkujve në US Open, por nuk arriti të shfaqte nivelin e tij më të mirë në finalen e parë madhore të karrierës.
Zverev e nisi ndeshjen në mënyrë të furishme, ndërsa ngriti trofeun e US Open në paraqitjen e tij të 11-të në turneun amerikan.
Pas zhgënjimit të vitit 2020, gjermani më në fund arriti të shijojë triumfin që i kishte shpëtuar nga duart gjashtë vite më parë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
