Zvicër-Algjeri, pjesa e dytë
Mbyllet ndeshja.
90′- Akordohen 6 minuta shtesë.
81′- Çfarë humbet Rieder. Pasim perfekt i Embolo në zonë, por Rieder me portën thuajse të boshatisur e çon topin në duart e portierit.
75′- Shumë pranë golit të tretë Zvicra. Një pasim nga e djathta largohet nga mbrojtja, në topin e kthyer gjuan Ndoye por portieri largon në vijën fatale.
65′- Goditje nga këndi për Zvicrën. Elvedi shkëputet bukur nga mbrojtja dhe godet fort me kokë, por topi përplaset tek një nga mbrojtësit algjerianë.
58′- Zvicra pranë golit të tretë. Rodriguez pason për Vargas në krahun e majtë, ky i fundit pasi driblon një lojtar futet në zonë por pasimi është më i fortë seç duhet për shokët e ekipit dhe topi del jashtë.
47′- GOOOOOOL ZVICRA 2-0. Pjesa e dytë nis menjëherë me gol. Ndoye përfiton nga një pasiguri në mbrojtjen algjeriane dhe lëshon një goditje të fortë që përfundon në rrjetë.
45′- Nis pjesa e dytë.
Zvicër-Algjeri, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
45′- Akordohen 4 minuta shtesë.
43′- Pranë golit të barazimit Algjeria. Kombinime të bukura në zonë, Chaibi godet por gjuajtja e tij përfundon lehtë në duart e portierit.
37′- Tenton golin e dytë Zvicra. Një krosim nga një goditje dënimi nuk shfrytëzohet si duhet nga Zakaria. Zviceriani godet jashtë me kokë.
32′- Vargas driblon disa lojtarë në të majtë të sulmit. Sulmuesi futet në zonë por pasimi në fund është i dobët dhe largohet nga mbrojtja kundërshtare.
25′- Zvicra kërkon golin e dytë. Rodriguez provon goditjen nga distanca por topi shkon jashtë.
11′- GOOOOOOL ZVICRA 1-0. Manzambi bën gjithçka mirë në të majtë të sulmit, driblon kundërshtarin dhe futet në zonë duke dhënë një pasim për Embolon që nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë.
6′- Aksion i mirë i algjerianëve. Top nga e djathta e sulmit por Aouar në qendër të zonës nuk godet si duhet.
1′- Nis sfida.
Zvicra fiton pastër ndaj Algjerisë, “Helvetët” kualifikohen më tej në Botëror

FORMACIONET ZYRTARE
Zvicra: Kobel, Zakaria, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Ndoye, Manzambi, Vargas, Embolo
Algjeria: Zidane, Ait Nouri, Bensebaini, Mandi, Belghali, Bentaleb, Zerrouki, Chaibi, Aouar, Mahrez, Maza













Botërori 2026 