Pas largimit të Andrea Agostinelli, Flamurtari nuk ka humbur kohë për të zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës vlonjate i është besuar Artim Pollozhanit.
Ky i fundit vjen pas aventurës te Ballkani në Kosovë, ku ishte pjesë e stafit teknik të trajnerit Ilir Daja, ndërsa për disa javë mbajti edhe rolin e trajnerit të parë.
Në stafin teknik të Pollozhanit, do të jenë Andi Ribaj dhe Lejdi Licaj, ndërsa trajnerë portierësh do të jenë Luan Birce dhe Erion Dine.
Klubi kuqezi vendosi të bëjë ndryshime, duke larguar trajnerin Agostinelli, pas humbjes me Pogradecin në shtëpi.
Flamurtari është një nga pretendentët për t’u ngjitur në elitë, pasi mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë.
/tvklan.al