Fermerët në Lushnje po përballen me një sezon të vështirë bujqësor.
Ata ankohen veçanërisht për shtimin e kostove të prodhimit.
Sipas tyre në këtë situatë ka ndikuar rritja e çmimit të karburanteve.
Fermerët thonë se gjithçka është shtrenjtuar.
Veç shtimit të kostove të prodhimit ata shprehin shqetësimin edhe për rendimentin.
Sipas fermerëve, prodhimi këtë vit nuk është në nivelin e pritshëm.
Në këtë situatë kultivuesit kërkojnë ndihmë nga autoritetet me rritje të masës së subvencioneve.
Për shumë banorë të fshatrave të Lushnjes, bujqësia është e vetmja e ardhur për familjet e tyre.
Ata thonë se nëse kostot do të vijojnë të rriten do të heqin dorë nga punimi i tokave.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 