Qarku i Lezhës kaloi një verë të vështirë me situatën e zjarreve.
Probleme pati në të treja bashkitë e qarkut ndërsa sipas autoriteteve flakët përfshinë mbi 2500 hektarë tokë, kryesisht pyje dhe dru frutorë.
Bashkia më e prekur ishte ajo e Lezhës ndërsa janë raportuar edhe disa shtëpi të djegura.
Autoritetet dyshojnë se pjesa më e madhe e zjarreve kanë qenë të qëllimshme ose nga pakujdesia.
Për zjarrvënie policia ka ndaluar 3 persona ndërsa situata ka qenë më problematike gjatë muajit gusht dhe ditët e para të shtatorit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 