Një operacion i gjerë është zhvilluar nga autoritetet italiane  në Caivano, pranë Napolit, ku u sekuestruan 3.2 milionë euro të fshehura në mure, dysheme e mobilje të një apartamenti. Në pranga u vunë  34 persona.

Kartëmonedhat 50-euroshe ishin të mbështjella me qese dhe të fshehura, poshtë pllakave të dyshemesë, në mure dhe në ndarjet e garderobave.

Paratë u nxorën nga banesa me kova plastike dhe u transportuan me një automjet të blinduar.

Në operacion u sekuestruan gjithashtu 11 orë luksoze Rolex, armë dhe materiale që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e shitjes së drogës.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e klanit Angelino, i cili kishte shtrirë aktivitetin e tij në Caivano.

Hetuesit thonë se grupi ishte i mirë organizuara dhe punonte me turne për shpërndarjen e drogës.

Një tjertër veprimtari e paligjshme ishte dhe gjobvënia.

Klan News

/tvklan.al