Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në zonën e Picarit në Vorë, ku shkolla u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Deri në vitin 2021 nxënësit vazhduan të bënin mësim në këtë shkollë dhe në 2021 shkolla filloi rindërtimin.

Në tabelën orientuese shihet se afati i punimeve ka qenë 9 muaj e ndërkohë kanë kaluar tre vite. Nxënësit janë zhvendosur në një ndërtesë, që nuk ka ngrohje dhe fëmijët e kopshtit janë zhvendosur në një zyrë. Nëse shohim ndërtesën që funksionon tashmë si shkollë për nxënësit e Picarit, xhamat janë të thyer, muret gjithë lagështirë dhe pa kushte për ngrohje.

Mësuesja: Është edhe koha tani.

Prindi: Shiko, sa ftohtë është! E di, që e keni ngritur zërin, po nuk ju ka pyetur njeri.

Prindi tjetër: As ajo s’punoka atje. (ngrohësja)

Mësuesja: Ndezur ka qenë deri tani.

Prindi: Ftohtë, është tmerr./tvklan.al