21 nëntor 2026 – Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij 4-ditore në Kosovë dhe para pak momentesh është nisur drejt aeroportit. Pikërisht nga aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të niset drejt Hagës.
Krasniqi qëndroi edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku u ka dhënë lamtumirëm familjarëve të ngushtë, para rikthimit në Hagë. Ndërsa ka pasur një ndryshim në agjendë dhe ish-kreu i UÇK-së është larguar nga Kosova më herët se ç’pritej.

Kujtojmë se Jakup Krasniqit iu mundësua qëndrimi në Kosovë këto 4 ditë, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Arsyeja e vizitës së tij në atdhe, ishte për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, në të cilën ndodhej bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi.
Krasniqi u arrestua më 4 nëntor 2020 me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar së bashku me tre ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale e Hagës e dënoi ish-kryeparlamentarin me 25 vite burg për krime lufte si një prej drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me 25 vite burg u dënua edhe ish-Presidenti Hashim Thaçi. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite. Tashmë pritet që vendimi të dërgohet në shkallën e Apelit.












Botërori 2026 
