Nis në Shtator dhe çmimi i madh është plot 50 mijë Euro! Bëhet fjalë për “Love Island Albania”, një prej reality show-ve më të ndjekur e më të suksesshëm në botë, që vjen ekskluzivisht në ekranin e Televizionit Klan.
Të vendosur në një prej vilave më luksoze në jug të Shqipërisë, të rinjtë e të rejat që do të jenë në garë do të kenë mundësinë jo vetëm të gjejnë dashurinë, por do të luftojnë edhe për çmimin e madh.
Detajet u zbuluan në këto promo, që duket se ngacmon fantazinë…
“Në ishullin përballë ju pret një surprizë e madhe! Një vilë super luksoze, 50.000 Euro dhe nëse jeni me fat, gjeni dhe dashurinë e jetës”, shkruhet në një mesazh që u vjen disa të rinjve të cilët ndodhen në një jaht. E sapo e shohin, ata e braktisin jahtin dhe zhyten në det drejt vilës.
Këto janë vetëm disa detaje nga ky reality show, që do të mbajë të mbërthyer para ekranit të Televizionit Klan shikuesit, duke nisur nga Shtatori./tvklan.al












Botërori 2026 
