Një lajm shumë i mirë për publiku, duke filluar nga dita e sotme Love Island do të jetë çdo natë live në Tv Klan, për 60 minuta rreth orës 23:45 të mbrëmjes.
“Love Island”, spektakli më i ndjekur i dashurisë në mbarë botën, nisi ekskluzivisht në 3 Shtator në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës.
Të vendosur në një vilë luksoze në jug të Shqipërisë, islanders do të jenë në garë dhe do të kenë mundësinë jo vetëm të gjejnë dashurinë, por do të luftojnë edhe për çmimin e madh.
Sjellim në vëmendje se Tv Klan ka blerë patentën për realizimin e formatit të famshëm ‘Love Island Albania’, një program ky që ka thyer rekorde audience në më shumë se 25 shtete të botës./ Love Island Albania
/tvklan.al












Botërori 2026 
