Viktima u gjet e pajetë nga shërbyesja
“Në këtë banesë humbi jetën 80-vjeçarja, Afroviti Peçi e cila u godit nga bashkëshorti i saj me shkop në kokë, Leonidha Peçi, 82 vjeç”, raportoi gazetarja Dorina Muhaj.
Ishte zonja që kujdesej për të moshuarit që e gjeti gruan pa shenja jete mëngjesin e kësaj të diele.
Ishte ajo që më pas njoftoi policinë për ngjarjen. 80-vjeçarja kishte një plagë në pjesën e kokës, e cila dyshohet se i është shkaktuar nga bashkëshorti i saj pas një konflikti në banesën ku jetonin të vetëm.
Të afërm të çiftit dhe banorë të fshatit Pëllumbar të Përmetit janë të tronditur pas krimit. Ata thonë se burrë e grua kishin vazhdimisht konflikte, sidomos në dy vitet e fundit kur familja Peçi humbi një prej fëmijëve.
“Ça nuk i bënte ky, e nxinte fare”, tha një banor.
Pas vrasjes 82-vjecari Leonidha Peçi u arrestua nga policia e Gjirokastrës. Mësohet se gruaja e kishte denoncuar edhe më parë për dhunë në familje.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 