Edi Rama zyrtarizoi nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ekipin politik me të cilin do të udhëheqë fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Për herë të parë, kryesocialisti vendosi të ndryshojë strategji në drejtimin e qarkut që nxjerr numrin më të madh të deputetëve, duke i’a besuar Tiranën 3 drejtuesve politikë.

Erion Veliaj, i cili fitoi 4 nga 5 bashkitë e këtij qarku në zgjedhjet lokale të 2023-it, nuk do të jetë më i vetëm në drejtimin politik, por në terren krah tij do të jetë edhe Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali e cila gjatë drejtimit të fushatës elektorale në Shkodër udhëhoqi fitoren historike për socialistët duke thyer bastionin verior të demokratëve.

Krahas Veliajt e Siropalit në qarkun e Tiranës, drejtuese politike do të jetë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliut.

Një tjetër qark i madh, ai i Durrësit, i është besuar kryebashkiakes Emirjana Sako pas ikjes së Ardian Çelës.

Zv/Kryeministrja Belinda Balluku do të lërë Dibrën për të drejtuar aksionin politik të socialistëve në Qarkun e Fierit.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku pas ikjes së Damian Gjiknurit do drejtojë qarkun e Elbasanit.

Kryebashkiaku Benet Beci do i prijë aksionit politik të socialistëve në Shkodër. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është konfirmuar edhe në këto zgjedhje për të qenë drejtues politik i qarkut të Lezhës.

Pandeli Majkos i është besuar procesi i zgjedhjeve në qarkun verior të Kukësit, ndërsa Dibra do të drejtohet nga Blendi Gonxhe.

Sakaq, kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Niko Peleshi, do të drejtojë sërish qarkun e Korçës, sikundër edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, atë të Gjirokastrës.

Bledi Çuçi do t’i prijë aksionit politik të socialistëve në qarkun e Vlorës, Ervin Demo në atë të Beratit, ndërsa Taulant Balla do jetë drejtues Politik për Diasporën.

Tv Klan