E ftuar në emisionin Kampionët e Botës në Tv Klan, missi Fjoralba Dizdari, u pyet për surprizat që kanë bërë në këtë Botëror ekipe të vogla.
Dizdari u shpreh se edhe Shqipëria e Kosova kanë talente, teksa shtoi se lojtarët shqiptarë thjesht duhet të kenë kushte ende më të mira, që të zhvillohen edhe më tej.
Edmond Kapllani deklaroi se Shqipëria dhe Kosova ishin afër ëndrrës së Botërorit dhe se niveli i përfaqësuesve tona nuk është larg disa ekipeve që marrin pjesë në eventin më të madh sportiv botëror.
Miss Fjoralba Dizdari: Unë besoj se edhe shqiptarët kanë talent. Prsh Uzuni vjen nga një qytet si Berati dhe ka arritur shumë në karrierë. Unë besoj se disa personave, që kanë talent në futboll, mjafton t’ju jepet shansi dhe mund të shkëlqejnë.
Kastriot Çaushi: Nëse Kupa e Botës do ishte kampionat, skuadra si Kurasao do të binin nga kategoria. Por edhe skuadra të dobëta në letër janë duke u bërë tepër të forta.
Edmond Kapllani: Është e vërtetë. Shqipëria dhe Kosova për pak mund të ishin në Kupën e Botës. Cilësia e lojtarëve nuk ndryshon shumë nga disa skuadra që luajnë në Botëror.
/tvklan.al












Botërori 2026 
