Aktori Kastriot Çaushi në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se Argjentina vjen në këtë botëror si një ekip më i pjekur.
Çaushi shtoi se lotjarët argjentinas janë përsëri me një etje të brendshme për sukses.
“Argjentina vjen me petkun e kampionës së botës. Por të mos harrojmë një gjë, është katër vjet më e pjekur. Katër vjet më me eksperiencë dhe nga 11 lojtarë që kanë bërë kampionatin e kaluar, 9 lojtarë përsëritës klase në kuptimin e mirë. I është rritur klasi, i është rritur përgjegjësia. Nuk vijnë si një ekip që e kemi fituar edhe nuk duan ta fitojnë prapë. Janë përsëri me një etje të brendshme”, tha Çaushi.
/tvklan.al












Botërori 2026 
