Mesfushori i Kombëtares, Julian Shehu në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se beson se Argjentina do jetë deri në finale të botërorit.

Shehu theksoi se është Messi ai që udhëheq ekipin.

“Unë mendoj se Messi është ai që është. Besoj se edhe trajneri nga marrëdhënia që ka me të besoj se i ka besuar çdo gjë atij. Kështu që ai e udhëheq Argjentinën në mënyrën më të mirë të mundshme. Asnji nuk ka dyshime për këtë. Dhe po e tregon edhe këtë botëror kështu që faktet flasin vetë. Padyshim që është një nga pretendentet kryesore dhe me këtë formë që edhe Messi po tregon po e konfirmon që është një nga pretendentët kryesorë. Besoj se do jetë deri në finale”, tha Shehu.

/tvklan.al