Mbi 150 vite histori, këngë e traditë u rikthyen mbrëmë në zemër të Shkodrës.
Muzeu Historik i Shkodrës i ngjau një dasme të vjetër shkodrane, ku përmes këngës i këndohet dashurisë, historive të jetuara dhe zakoneve të një qyteti që Ahengun e ka ruajtur brez pas brezi.
Në Aheng, shumë prej këngëve mbajnë brenda histori të vërteta. Për Drita Tahjen, mbrëmja kishte një emocion krejt personal. Ajo u ngjit për të kënduar këngën që dikur i ati ia kishte kushtuar nënës së saj, duke sjellë përpara publikut një histori dashurie të familjes së vet.
Por Ahengu nuk mbeti vetëm te kujtesa. E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte edhe brezi i ri, që po e merr këtë trashëgimi dhe po e përjeton me emocionin e vet.
Nga historitë e dashurisë të kthyera në këngë, te të rinjtë që sot i këndojnë ato, Ahengu Shkodran vazhdon të jetojë. Mbi 150 vite histori që kalojnë nga një brez te tjetri, duke ruajtur të gjallë një nga traditat më të bukura të Shkodrës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 