Shkodrës iu rikthyen mbrëmjet e humorit dhe emocionet që përcjell trupa e estradës së qytetit.
“Shkodra ka plot dashuri” ishte varieteja e humori që erdhi me regji të Zehrudin Dokles. Shfaqja solli në skenë mjeshtret e humorit Drande Xhaj dhe Zyliha Miloti dhe artistë të rinj.
Një mbrëmje plot humor që solli të qeshura te publiku por për regjisorin nuk ishte e lehtë për tu realizuar.
Shfaqja përcolli batuta që vijojnë nga aktualiteti i përditshëm si dhe thumbime që janë karakteristikë të humorit shkodran.
“Shkodra ka plot dashuri” do të vijojë për 5 mbrëmje në teatrin Migjeni.
Shfaqja është një ftesë për publikun për një mbrëmje me humor, muzikë dhe teatër shkodran.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 