Aksioni për lirimin e hapësirave në bregdet u zhvendos këtë radhë në plazhin e Tales në Lezhë.

Gjatë inspektimeve u gjetën shkelje në disa subjekte kryesisht për mungesë të kontratës apo plotësimit të dokumentacionit.

Ekipet në terren kanë sekuestruar çadrat dhe shezlongët ndërsa aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Më herët i njëjti aksion u zhvillua edhe në bregdetin e Shëngjinit ndërsa qëllimi është zbatimi i ligjit për hapësirat publike të cilat janë më të shumta këtë vit në plazhet e Lezhës.

Klan News

/tvklan.al