PD dhe PL kanë depozituar në parlament kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së Shoqërisë “KAYO”.
Komisioni i kërkuar nga opozita propozohet të ketë një afat veprimtarie 6 mujore dhe të përbëhet nga 15 deputetë.
Ligjvënësit e opozitës kanë përcaktuar edhe objektin e veprimtarisë së Komisionit Hetimor duke filluar nga kontrolli i ligjshmërisë të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura ndërmjet shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., dhe palëve të treta.
Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, negocimit dhe miratimit të marrëdhënieve kontraktuale me subjektet tregtare të tjera.
Kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të shoqërive mëmë “KAYO” sh.a., dhe shoqërive bija të saj, në drejtim të prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.
Verifikimin e procedurave për alokimin dhe përdorimin e fondeve nga Buxheti i Shtetit.
Kjo kërkesë e opozitës vjen pas denoncimit të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mbi një skemë të dyshuar të trafikur ndërkombëtar të armëve.
Edhe më herë PD ka patur akuza ndaj qeverisë “Rama” duke deklaruar se në mungesë të plotë transparence kompani të caktuara shtetërore krijojnë bashkëpunim të qëllimshëm me kompani të tjera private që këto të fundit të marrin kontrollin e plotë mbi fondet publike.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
