Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka dënuar veprimtaritë armiqësore të Iranit, duke deklaruar se Mbretëria e Bashkuar e konsideron Gardën Revolucionare iraniane pothuajse me siguri përgjegjëse për kërcënimin ndaj bazës ajrore të Fairfordit.

Kallas theksoi se fushata e frikësimit dhe kaosit nga Teherani shtrihet përtej Lindjes së Mesme. Ajo rikujtoi se BE-ja e ka shpallur Gardën Revolucionare organizatë terroriste dhe ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të lirisë së lundrimit.

Në deklaratën e saj, Kallas rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Bashkimit Evropian për Mbretërinë e Bashkuar, duke e cilësuar atë një partnere të ngushtë.

“Mbretëria e Bashkuar tashmë ka arritur në përfundimin se Garda Revolucionare e Iranit ishte pothuajse me siguri përgjegjëse për kërcënimin ndaj bazës ajrore të Fairfordit.

Fushata e frikësimit dhe e kaosit e Iranit shtrihet shumë përtej Lindjes së Mesme. I bashkohem homologëve të mi në dënimin e veprimtarive armiqësore të Iranit.

BE-ja e ka shpallur tashmë Gardën Revolucionare organizatë terroriste. Ne kemi vendosur sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për cenimin e lirisë së lundrimit dhe për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Mbretëria e Bashkuar është një partnere e ngushtë dhe ne qëndrojmë fuqishëm në krah të saj”, tha Kallas.

/tvklan.al