28 tetor 2026 – Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin për bojkot të proceseve gjyqësore të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, përfshirë dhe seancat për masat e sigurisë, në kundërshtim të rregullores së re të GJKKO-së.
Kërkesa është bërë nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, të cilët argumentojnë se Dhoma e Avokatisë ka tejkaluar kompetencat në shkelje të ligjit, ka marrë një vendim jo proporcional, me bojkotin e masave të sigurisë krijon rrezikun e mbetjes së personave të privuar nga liria pa mbrojtje juridike, dhe me sanksionimin disiplinor të një avokati cenon pavarësinë e tij.
avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore, pas rregullores së re të GJKKO-së, që ndalon celularët në gjyqe për palën mbrojtëse dhe gazetarët. Gjykata ‘i dënoi’ avokatët me gjoba në rast të mosparaqitjes në seancë, ndërsa kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka deklaruar se gjoba s’ka asnjë bazë ligjore ndërsa rregullorja cenon dinjitetin e avokatëve.
Që prej nisjes së bojkotit në datën 8 shtator, në GJKKO janë shtyrë me qindra seanca gjyqësore. Pavarësisht kundërshtimit nga avokatët, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i qëndron rregullores së re.
/tvklan.al












Botërori 2026 
