Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë ne fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjen, i cili u ekstradua nga Dubai më datë 2 maj.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Glidona Daci, teksa akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, në dem të Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit është dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini.
Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur Sky EÇ dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i bërë prej të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në seancën e datës 5 maj, Çapja u shpreh para togave të zeza se nuk kishte lidhje me tentativën e vrasjes së Sanxhaktarit, duke i kërkuar kështu SPAK-ut të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur kundrejt tij. Kështu Çapja dhe avokati i tij pretendojnë se deklaratat e Dumanit janë të pavërteta.
Në të njëjtën kohë, Florenc Çapja është dënuar me burg të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjeve së Gentian e Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan. Për këtë, në seancën e kaluar në GJKKO, Çapja e mohoi të ketë urdhëruar vrasjen e babë e bir.
Florenc Çapja është gjithashtu në hetim për vrasjen e ish-oficerit, Fadil Mema. Kjo çështje sakaq, u kthye për shqyrtim me vendim të Gjykatës së Lartë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
