Belinda Balluku ka ankimuar më 26 nëntor në Gjykatën e Posaçme të Apelit, masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Pritet që ditën e enjte, në datë 4 dhjetor, në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtohet padia e Këshillit të Ministrave sa i takon vendimit të GJKKO-së ndaj saj.
Numri dy i kabinetit u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra në sajë të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe.
Më 22 nëntor, GJKKO verifikoi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për Ballukun.
Masa e “arrestit në shtëpi” u caktua për kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorin e KESH, Erald Elezi, pas hetimeve të kryera për Unazën, specifikisht lotin e katërt të saj.
Paraqiten në SPAK, kreu i ARRSH-së dhe drejtori i KESH
Kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur këtë të martë, 2 dhjetor 2025 pranë SPAK.
Ndaj tij, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërkaq, avokatët e tij kanë bërë ankim në Apel për masën e arrestit në shtëpi.
Ashtu si Gjyli, sot në SPAK u paraqit edhe drejtori i KESH Erald Elezi, që aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërkohë, ish-ministrja Belinda Balluku vijon të jetë e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe ndodhet nën hetim për lotin 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës.












Botërori 2026 
