Përvjetori i 10-të i Apple është në shtator dhe sipas atyre që thuhen, i mrekullueshmi iPhone 8 do të vijë me një çmim të lirë për përdoruesit e tij sesa smartphonet e mëparshëm të kompanisë prestigjioze.

Apple do të hedhë në treg 3 versione të ndryshme dhe iPhone 8 do vijë për 682 £.

Një version premium i iPhone do të vijë për 800 £.

Gjiganti teknologjik po e bën këtë reduktim të çmimit për shkak të përvjetorit të kompanisë.

Të gjithë jemi të njohur me çmimet e kripura të prodhimeve të tjera të kompanisë.

Përdoruesit e iOS shpresojnë se iPhone i ri do mund të sfidojë nga çdo anë Samsung Galaxy S8 të hedhur në treg më 29 mars./tvklan.al