Ariana Grande duket se po e sheh seriozisht të ardhmen me Ricky Alvarez, madje ka nisur të mendojë edhe për martesën. Sipas një burimi pranë këngëtares, i cili ka folur për “Page Six”, 33-vjeçarja nuk ka qenë kurrë më e lumtur dhe më e qetë.

“Ariana po mendon seriozisht për martesën me Ricky-n. Gjithçka duket se po shkon shumë mirë dhe ai e shoqëron pothuajse kudo”, ka treguar burimi, duke shtuar se familjarët e këngëtares janë të lumtur për këtë lidhje dhe e pëlqejnë shumë Alvarez.

Çifti pritet ta kalojë së bashku festën e Falënderimeve në Nju Jork, me familjen e Grande-s.

Ariana dhe Ricky u njohën në vitin 2015, kur ai ishte një nga balerinët e turneut të saj “Honeymoon”. Lidhja përfundoi në verën e vitit 2016, por të dy ruajtën marrëdhënie të mira. Verën e kaluar, zërat për një ribashkim u shtuan pasi Alvarez u shfaq në një nga koncertet e turneut “Eternal Sunshine” të këngëtares. Pak më vonë, ata u fotografuan duke u puthur.

Në fillim të këtij muaji, Grande dhe Alvarez u shfaqën sërish së bashku në tapetin e kuq, në premierën e filmit “Focker-in-Law”.

/tvklan.al