Presidenti i Azerbajxhanit dhe kryeministri i Armesinë janë takuar disa herë pas sulmit të ushtrisë azere që çoi në shpërbërjen e strukturave separatiste armene në mbështetura nga Jerevani në rajonin e Nagorno – Karabahut në 2023-shin… por takimi i kësaj të premteje mes Ilham Alijevit dhe Nikol Pashinjanit në Tiranë, krahas samitit të komunitetit politik europian ku ishin pjesë të dy ishte më i rëndësishmi.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen njoftoi në rrjetin X se dy liderët kanë rënë dakord për një traktat paqeje, për t’i dhënë fund konfliktit 37-vjeçar mes tyre, që i ka marrë jetën dhjetëra mijëra njerëzve deri më sot.

Para se të uleshin sëbashku në Tiranë, Alijev dhe Pashinjan zhvilluan takime më vete në një nga ambientet që pala shqiptare si mikpritëse e samitit të 6-të të komuntetit politik europian vunë në dispozicion të liderëve të pranishëm.

Von der Leyen shkroi po ashtu se shpresonte që dy liderët ta nënshkruajnë se shpejti këtë traktat. Fundi i këtij konflikti në 2023 çoi në largimin e mbi 100 mijë armenëve nga Nagorno Karabahu nën kontrollin e Azerbajxhanit.

Tv Klan