23 shtator 2026- Pasi e shkarkoi nga detyra drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hysenin, kryeministri, Edi Rama, ka gjetur menjëherë pasuesin e saj.

Bëhet fjalë për Elvis Lilën, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH, i cili është komanduar përkohësisht në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi Rama.

Vendimi i kreut të ekzekutivit është botuar në Fletoren Zyrtare dhe do mbetet në fuqi deri në hyrjen në fuqi të këtij urdhri dhe mbaron me emërimin e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Vendimi i botuar në fletoren zyrtare:

Z.   Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, t’i delegohen përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

2. Delegimi i kompetencave fillon me hyrjen në fuqitë këtij urdhri dhe mbaron me emërimin e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

3.  Ngarkohet z. Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, në Shërbimin Informativ të Shtetit, për zbatimin e këtij urdhri.

4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherëdhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Masa e sigurisë dhe akuzat për Vlora Hysenin

Gjykata e Posaçme vendosi ndaj ish-drejtueses së SHISH masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe “pezullimin nga ushtrimi i detyrës”, me akuzat “nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar”.

Ajo po hetohet në kuadër të dosjes së njohur, si dosja e AKSHI-t.

/tvklan.al