Jasir Asani konfirmon momentin pozitiv në Champions-in e Azisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin vendimtar për skuadrën e Esteghalit në minutën e 91 të ndeshjes kundër Shamal.

Në këtë mënyrë iranianët siguruan 3 pikët e rëndësishme për të shpresuar kualifikimin në raundin e ardhshëm.

Për Asanin ky ishte goli i tretë në Champions dhe i shtati në total.

Mbetet për t’u parë nëse Maran do ta rikthejë në Kombëtare 31-vjeçarin, i cili është në listën e gjerë të futbollistëve nën vëzhgimin e italianit.

/tvklan.al