Me titullin në “kasafortë”, tashmë misioni i Interit këtë sezon është tek rekordet. Skuadra “zikaltër” nuk paketon dhurata për kundërshtarët, teksa ajo humbje e shkuar ndaj Sassuolo tregoi se ishte një rastësi. Përballë Frosinone, skuadra e Inzaghi shënoi 5 gola, në një festival ku pjesë ishte edhe mesfushori i kombëtares, Kristjan Asllani. Tashmë një titullar me Interin, futbollisti kuqezi kërkon të forcojë pozitat në sytë e Inzaghi për sezonin e ardhshëm.

Performanca e 22-vjeçarit u vlerësua me notën 7 nga SofaScore, që në statistikat e saj tregon se Asllani ishte katalizator në lojën e Interit, duke prekur 97 topa dhe qënë i saktë me 92% të pasimeve të tij.

Madje, në një moment Asllani asistoi për Bisek nga këndi, por topi i goditur nga mbrojtësi u ndal nga traversa. Për Interin një fitore e madhe, ku kontribuan me gol Fratesi, Arnautoviç, Bukanan që festoi golin e parë me fanellën e Interit. Mallkimin e rrugës së rrjetës e theu edhe Lautaro Martinez.

Kapiteni zikaltër i hyrë nga stoli shënoi pas thuajse 3 muajsh duke forcuar gjithnjë e më shumë kreun e golashënuesit me 24 realizime. Llogari të mbyllura nga Turam, që lejon Interin për të koleksionuar 4600 pikë në total në kampionat, që nga sezoni 1929-1930 për tu bërë i pari klub që arrinë këtë moment historik pas Juventusit. Gjithashtu, zikaltërit kanë edhe sulmin më të mirë në histori në 36 ndeshje të Serie A, pasi deri më tani kanë shënuar 86 herë.

Klan News