Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Holandës nuk ka kaluar pa pasojë në radhët e tifozëve. Të paktën 5 mbështetës të Anglisë janë dhunuar nga huliganët holandezët të cilët mësynë në lokalet e Dortmundit.

Në rrjetet sociale shfaqen pamje të grupeve të tifozëve me ngjyrë portokalli të cilët nuk kursejnë karriget për të sulmuar tifozët kundërshtarë. Grupet i përkasin rreth 80 mijë mbështetësve holandez të cilët pushtuan rrugët e qytetit gjerman.

Sipas dëshmitarëve zënka shpërtheu pasi tifozët holandez u përpoqën të vidhnin një flamur nga mbështetësit e Anglisë.

Fansa të Holandës marshuan në rrugët e Dortmundit të veshur nga koka te këmbët me ngjyrë portokalli, ndërsa të tjerë morën një autobus dykatësh për të udhëtuar, traditë që daton që nga Kampionati Europian 2004.

Klan News