Një moment emocional ishte rikthimi i Berat Gjimshitit aty ku kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij. Ndeshja e Ligës së Konferencës ofroi mundësinë e përsosur për të mirëpritur rikthimin e një njeriu që i dha kaq shumë Atalantës dhe Bergamos, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Gjimshiti e veshi këtë fanellë me krenari në 334 raste, një numër i paraqitur në fanellën përkujtimore që ia dhuroi Presidenti Antonio Percassi para fillimit të ndeshjes.
Mbrojtësi shqiptar më pas bëri një xhiro nderi rreth fushës, duke marrë një duartrokitje të gjatë dhe të përzemërt nga i gjithë stadiumi, teksa u ndal edhe te mikrofoni i klubit.
“Sigurisht që më bëhet qejfi që të kthehem këtu duke përjetuar emocione të mëdha. Është shtëpia ime këtu. Kam kaluar gjëra shumë të bukura dhe më pak të këndshme. Megjithatë, ajo që më mbetet vërtet në mendje janë momentet e bukura që kam ndarë me tifozët, lojtarët dhe të gjithë ata që punojnë për Atalantën. Kjo është pjesa më e bukur; është kujtimi im më i dashur që lidhet me këto ngjyra”, tha Gjimshiti.
Kapiteni tregon edhe momentet më të bukura që ka përjetuar me fanellën bergamaske.
“Të them të vërtetën, debutimi që kam bërë në këtë stadium 22-23 vjeç dhe pastaj sigurisht ajo fitore në Ligën e Europës që mbetet në historinë e Atalantës dhe jam krenar që kam qenë pjesë e atij suksesi. Tifozët? I dimë, tifozët tanë meritojnë gjithmonë më të mirën. Më kanë mbështetur në gjithë ato vite. I falenderoj të gjithë për mesazhet që më kanë dërguar”, tha Gjimshiti.
Një nga banderolat më të bukura nga tifozët e Atalantës atë natë ishte: Duam 11 si Gjimshiti!!
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
