Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka bërë publike listën me 23 futbollistët e grumbulluar për dy miqësoret e muajit nëntor, ndaj Luksemburgut dhe Spanjës.

Këto të fundit kanë në përbërje talente të mëdhenj si Mark Bernal i Barcelones, Karlos Espi i Realit dhe shumë lojtarë të tjerë nga ekipe të La Ligës.

Sa i përket emrave të përzgjedhur nga trajneri Bushi, nuk ka surpriza të veçanta, pasi tekniku kuqezi duket se po i qëndron besnik grupit që synon të konsolidojë dhe të përgatisë për Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027.

Në listë bëjnë pjesë nëntë futbollistë që aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër vjen nga klube të huaja.

Shqipëria U-21 do të luajë fillimisht ndaj Luksemburgut, më 13 nëntor, ndërsa katër ditë më vonë do të përballet me Spanjën.

 Të dyja takimet janë programuar në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vijuar punën me grupin dhe për të përcaktuar sa më mirë kontigjentin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Europianin e vitit 2027.

/tvklan.al