Në Gjirokastër u rikthye tradita e karnavaleve.

Qendra e festës ishte pazari karakteristik i qytetit.

Atmosferën e shijuan më shumë fëmijët, të cilët kishin veshur kostume shumëngjyrëshe, ndërsa nuk munguan as personazhet e tyre të preferuar.

“U kënaqa shumë”, u shpreh një djalë.

“Jam veshur si një kauboj. U kënaqa shumë”, tha një tjetër.

“Jam veshur si Arieli, princesha ime e preferuar. Është bërë një atmosferë shumë e bukur për karnavalet”, shtoi një vogëlushe.

Në qytet pritet të organizohen një sërë aktivitetesh.

Festa në qytetin e gurtë do të zgjasë edhe gjatë fundjavës.

Klan News

/tvklan.al