Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, është bërë edhe avokatja e njohur Ana Pertena e cila ka folur për çështjen e të birit të Kushulla Banaj. Nëna ka rrëfyer historinë e Eduard Banaj i cili është dënuar me burgim të përjetshëm padrejtësisht për një krim që pretendon se nuk e ka bërë.

Avokatja duke u bazuar në provat që nëna dhe avokati i Eduardit kanë siguruar, shprehet se ajo është e bindur për pafajësinë e tij.

Mirela Milori: The një gjë shumë të fortë, që nuk është dhënë drejtësi, je e bindur që Eduard Banaj është i pafajshëm?

Ana Pertena: Unë jam e bindur jo vetëm për Eduardin, por edhe për disa raste të tjera të cilët kanë patur një gjykim të gabuar në atë kohë. Jam shumë e bindur që edhe për Eduardin është bërë një gjykim tejet i gabuar.

Është kërkuar nga avokatët e Eduardit që të paraqesin prova që Eduardi nuk është ai që ka kryer krimin dhe nuk ka marrë pjesë në krim dhe nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Janë mbledhur një sërë provash që unë i kam në dorë dhe një nga provat është se Eduardi ka jetuar në Greqi dhe pronari i tij bën një deklarim që ai në atë periudhë kohe jetonte aty dhe punonin së bashku. Gjithashtu është edhe deklaratë e një spitali që thotë se në atë kohë Eduardi ka qenë tre ditë me një helmim dhe është shtruar në spital./tvklan.al